Të shtëna në Elbasan, sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit

Aktualitet

Një incident që mund të rezultonte me pasoja të rënda është parandaluar nga ana e policisë së Elbasanit, ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar.

Ky i fundit është konfliktuar me menaxherin e një lokali në zonën pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani.


Ja njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis menaxherit të një lokali dhe klientit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

ME TE LEXUARAT