Sulmi në Zelandën e Re, Berisha: Horror ndaj besimtarëve

Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si akt barbar terrorist sulmin në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur mbi 49 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se kriminelet kryen krimin e tyre të tmerrshëm të udhëhequr nga urrejtja dhe racizmi ndëretnik dhe nderfetar.


“Duke denuar me ashpersine më të madhe ketë masakër horror, shpreh ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit, si dhe uroj sherim te shpejte te plagosurve’- thotë ndër të tjera Berisha.

Ja postimi i plotë i Berishës në faqen e tij ne facebook:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një akt barbar terrorist ndaj besimtareve muslimane ne Zelanden e Re!

Te dashur miq, një akt barbar terrorist u krye sot nga terroriste, raciste primitive ndaj besimtareve muslimane qe faleshin ne xhamite e tyre ne Zelanden e Re.

Ne kete masakar barbaret vrane 49 qytetare te pafajshem dhe plagosen 40 te tjere. Kriminelet kryen krimin e tyre te tmerrshem te udhehequr nga urrejtja dhe racizmi nderetnik dhe nderfetar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete masakër horror, shpreh ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit, si dhe uroj sherim te shpejte te plagosurve.

Uroj gjithashtu qe autoret e ketij akti shokues, shtazor te marrin ndeshkimin e merituar me te rrepte ligjor. sb

ME TE LEXUARAT