Sulm terrorist ndaj dy xhamive ne Zelandën e Re, mbi 40 të pa jetë

0

Një australian 28-vjeçar është autor i masakrës në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë pas të paktën 30 viktima.

Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

Kliko per me shume info


Vrasësi, i cili e identifikoi veten në Tëitter si Brenton Tarrant nga Grafton, transmetoi gjithçka live.

Sulmi ndodhi në kohën e lutjeve të së pretmes.

Image

Një video nga Daily Mail Australia tregon autorin duke qëlluar në dhjetëra njerëz teksa ata përpiqen të ikin. Tre vetë besohet të jenë në paraburgim, si autorë duke përfshirë edhe një grua.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara për terrorizëm.

Njëri prej tyre u arrestua sepse kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa një tjeter me uniformë ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.
Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.