Shorti i Championsit, këto janë çiftet çerekfinaliste

0

Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra kampione e Italisë, Juventus për kundërshtar do të ketë Ajaxin, skuadër kjo e cila arriti ta eliminojë kampionin në fuqi, Real Madridin në 1/8 e finales.

Ndërkohë, Barcelona në çerekfinale do të ketë punë me Manchester Unitedin, derisa Liverpooli sfidohet nga Porto. Gjithsesi nuk mund të mungonte një përballje angleze në këtë fazë, ku përballë njëra-tjetrës për një biletë në gjysmëfinale do të jenë Tottenham dhe Manchester City.

Kliko per me shume info

Po ashtu u hodh shorti edhe për çiftet gjysmëfinale, ku do të ballafaqohen fituesi i ndeshjes Ajax-Juventus me fituesin e ndeshjes Tottenham – Manchester City, si dhe në duelin tjetër fituesi i ndeshjes Liverpool – Porto me fituesin e ndeshjes Barcelona – Manchester United.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9 e 10 prill, derisa ato kthyese më 16/17 prill. Ndërkohë, ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill e 1 maj, derisa ato të kthimit më 7 e 8 maj. Finalja e këtij edicioni zhvillohet më 1 qershor në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

Çiftet çerekfinaliste
Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham – Manchester City
Barcelona – Manchester United/rtk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.