Shkatërrohet banda e madhe e eskortave në Athinë, mes tyre edhe vajza shqiptare

Aktualitet

 Policia greke ka njoftuar shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare, të cilat punonin si eskorta në kryeqytetin helen, Athinë.

Në pranga kanë përfunduar kreu i bandës me origjinë greke dhe 13 të dyshuar të tjerë.

Gjatë operacionit u ndaluan edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin vendase ndërsa 30 prej tyre me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t'u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimet me klientët kryheshin përmes internetit dhe shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT