Sherr mes çiftit, gruaja merr peng të dashurin në dhomën e saj

Bota

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi.

Është një edukatore kopshti në Askaraj të Turqië ka marrë peng të dashurin në dhomën e saj 1 vit më të vogël se ajo.


Përpara se ta merrte peng ajo e plagosi atë në shpatull.

Agjencia turke e lajmeve “DHA’ raporton se ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur 41-vjeçarja B.E. plagosi me thikë të dashurin e saj mekanik, 40-vjeçarin A.B. pas një grindjeje në çift.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas zhurmës që dëgjuan, banorët e pallatit njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendngjarje. Forcat blu arritën të hynin në shtëpi nga dera e hapur e ballkonit, por 41-vjeçarja e mbante peng të dashurin duke e kërcënuar me thikë.

Pas përpjekjeve të shumta dhe të pasuksesshme për ta bindur ta linte të lirë pengun, policia si zgjidhje të vetme shikoi hedhjen e gazit lotsjellës duke e neutralizuar gruan.

A.B. u dërgua me ambulancë në Spitalin e Aksarayt, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agresorja, e cila raportohet se ka probleme shëndetësore, është dërguar për mjekim më të specializuar në Konja, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT