Sërish zjarrvënie në Vlorë, digjet natën makina e Gëzim Harunit

Aktualitet

Nje tjeter zjarrvenie e qellimshme ka ndodhur diten e sotme ne Vlore. Një automjet është djegur mbrëmë në lagjen “Lirim”, ben me dije policia e qytetit të Vlorës.

Sipas te dhenave paraprake, mesohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Zigur Lelo, ndërsa mjeti tip Opel Vectra, me targë VL 7522 C është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Autkmjeti i djegur ishte në pronësi të shtetasit Gëzim Haruni, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Cdo muaj ne Vlore mesatarisht digjen dhjetera automjete ne akte qe pas hetimeve rezultojne te qellimshme./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT