Qytetarët irritohen tek qendra Toptani, 4 mijë lekë parkimi, 30 minuta qëndruam e mezi dolëm

Aktualitet

Qytetarë të ndryshëm vazhdojnë të ankohen për qendrën tregtare Toptani në Tiranë.

Cmimet e larta të parkimit të automjeteve, pengesat që krijohen në lëvizjen e automjeteve dhe vështirësia e lëvizjes në katet nëntokësore, kanë irrituar qytetarët.

Shumë prej tyre kanë lënë përshtypjet e tyre në faqen zyrtare të kësaj kompanie duke shprehur irritimin dhe indinjatën për çmimet e larta dhe të papërballueshme.
D.S:
Hajdutet me te medhenj. Ju duhet te mbylleni urgjentisht. Me pakimin tuaj qe e ndryshoni cdo dite ju s'sduhet asnje sekonde te jeni hapur. Biznes ordiner.

E.P:
the ëorst shooping experience.pas nje ore ne parkimin -3 mezi dolem. paguan 400 leke parkim 250 leke ne kendi i lojrave dhe ndenjem 30 min e ruajta femijen ne kembe se nuk kishe ku te rije.femijet po te dilnin nuk i lejonin prape te hynin.kaos total. corganizim i organizuar.sbesoj se ja vlen te vete me

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Y.A:
Pavaresisht arkitektures bashkekohore, cdo gje tjeter te linte shume per te deshiruar, disorganizim dhe menaxhim skandaloz.

E.SH:
8 kate qendër, banjat ishin vetëm në katin e dytë.
Ashensorët skandalozë. Dyert më zunë karrocën e djalit dhe nuk hapeshin me sensor.
E tmerrshme!
Shyqyr që shtypi dikush butonin e hapjes së dyerve.
Për paraqitje të merrte në qafë, posi.

ME TE LEXUARAT