Pistë e re për ish të përndjekurin që u ekzekutua te Liqeni: Ishte dëshmitar në Gjermani

Aktualitet

Nje piste e re eshte hedhur ne lidhje me ekzekutimin e Haxhi Bacinozit disa dite me pare ne zonen e liqenit Artificial. Edhe pse policia dhe mediat kane deklaruar borxhin 46 mije euro si motiv te ngjarjes, shoket e kohes se burgut politik te Haxhi Bacinozit, thone se ai ishte deshmitar ne gjyqin qe pritej te fillonte ne Gjermani dhe ky mund te jete nje motiv per krimin.

Postimi i publikuar nga Antikomunistet:

Sa më shumë jepet informacion në media për vrasjen e ish të të burgosurit politik antikomunist Haxhi Baçinozi, që janë në kontradiktë me atë çfarë ka parë e deklaruar djali i të ndjerit, aq më shumë shtohen dyshimet që motivi i vrasjes, mund të jetë eliminimi si dëshmitar në gjyqin për krime kundër njerizimit që po përgatitet ndaj drejtorit të burgut të Qafe Barit Edmond Caja në Gjermani.

Partnerët tanë gjermanë në këtë çështje, qindra të përndjekur politikë si dhe ekspertë të sigurisë dhe të drejtësisë, janë të shqetësuar dhe kërkojnë nga ne të këmbëngulim në hetimin e kësaj piste nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata e mbështesin dyshimin e tyre në motivin e pamjaftueshëm logjik të ekzekutimit si dhe praktikat e deritanishme të eliminimit të dëshmitarëve për krime të tilla në Ballkan, sidomos të krimeve të luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Shqipëri.

Në këtë situatë, ne i bëjmë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë, që të hetojnë çdo lidhje të mundshme të eleminimit për shkak të statusit si dëshmitar, të të ndjerit Baçinozi, pasi problemi që pretendohet të ketë pasur viktima me vrasësin, mund te jenë shfrytëzuar nga ish sigurimi apo të tjerë, të prekur nga nisja e hetimit të krimeve komuniste, për të hequr qafe dëshmitarët e mundshëm, skenarë të njohur e të aplikuar edhe më parë nga Sigurimi në Shqipëri e jashtë saj.

Ne kemi njoftuar partnerët tanë dhe autoritetet ndërkombëtare për dyshimet tona lidhur me vrasjen.

ME TE LEXUARAT