Përleshje në avion, njërit prej pasagjerëve i kafshojnë hundën (VIDEO)

Bota
https://youtu.be/rLvZlnIhfaA

Një përleshje brutale midis pasagjerëve ka ndodhur në një fluturim të Ryanair për në Tenerife nga Glasgou.

Përpos grushtave mes pasagjerëve në përleshje ka ndodhur  edhe një “kafshim hunde”, sipas dëshmitarëve.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje në të cilat shihet se si pasagjerët bërtisnin kur një burrë del nga rreshti i mbuluar me gjak.

Përleshja, sipas një dëshmitari, filloi për shkak të sjelljes “si i dehur” të një pasagjeri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti është konfirmuar edhe nga kompania e fluturimeve, sipas të cilës dy pasagjerë janë arrestuar.

ME TE LEXUARAT