Pas deklaratës së Young Zerka-s për ndarjen, edhe Ronela Hajati ka të njëjtin reagim!

Showbiz

Pas zënkave se mund të jenë ndarë, Young Zerka nuk vendosi të pohonte asgjë për romancën me Ronela Hajatin. Ai u shpreh se ishte shumë i fokusuar në karrierën e tij muzikore dhe po përgatiste të sillte disa projekte të reja.

Nga ana tjetër, të njëjtin hap ka marrë edhe këngëtarja, e cila tregoi se shumë shpejt do të publikojë këngën “Pa dashni”.

Ditën e sotme Ronela ndau disa pamje nga klipi, që ende s’është publikuar, në të cilën shfaqet duke bërë disa lëvizje sensuale kërcimi.Video Player00:0000:06

Lidhur me ndarjen e mundshme nga Ronela, Young Zerka gjatë një interviste për “Prive” në fundjavë tha: “Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër këngëtarja shqiptare nuk ka bërë asnjë koment për këtë lajm! /Iconstyle

ME TE LEXUARAT