Paloka e thotë hapur: Jo zgjedhje me Ramën!

Aktualitet

Edi Paloka ka mendimin se me Edi Ramën kryeministër nuk ka arsye për të hyrë në zgjedhje.

Sipas tij, me emërimin e Damian Gjiknurit si përgjegjës për çështjet zgjedhore Rama po tregon vendosmërinë për të blerë sërish votat, por Paloka thotë se gabimi i 2017 nuk do të përsëritet më.


“Nuk ka zgjedhje ne Shqipëri pa u larguar Rama dhe pa u krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Vendim politik për të hyrë në zgjedhje nuk ka akoma por po them qe me këtë kryeministër që vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe arrogance qe do vazhdojë ti vjedhë votat, ma thoni ju rrugën. Zgjedhje pa kushte nuk do te kete”, u shpreh nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Nënkryetari i Partisë Demokratike thotë se protestat do të vijojnë jo vetëm ato që do jenë të lajmëruara por paralajmëron dhe surpriza për kryeministrin Edi Rama.

ME TE LEXUARAT