Operacioni Fier, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit

0

Policia njoftoi diten e sotme se një tjetër anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga të premten.

Mësohet se 36-vjeçari G.V., banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në kryeqytet kishte caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kliko per me shume info

Arrestimi i tij vjen në vazhdën e operacionit të koduar “Precizioni”, i nisur në funksion të procedimit penal të vitit 2017, e që në shtatorin e një viti më parë pa një tjetër anëtar të grupit kriminal të Met Kananit, të ndalohej.

Vet kreu i grupit, Met Kanani, trafikant shqiptar me pasaportë amerikane kundër të cilit ishte aktivizuar DEA disa agjenci europiane, është arrestuar në maj të vitit 2018 së bashku me një pjesë të mirë të “ushtrisë së tij” në Turqi.

Burime nga policia e Fierit thonë se shumë shpejt do të ketë edhe arrestime të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.