Nusja nuk lejon vjehrrën të prekë foshnjen

Bota

Kur një femër bëhet nënë për herë të parë është shumë e “fiksuar” pas pastërtisë së fëmijës dhe kujdesit maksimal ndaj tij.

Nëna e re britanike ka vendosur që të marrë “masa” ndaj prindërve të bashkëshortit të saj dhe në veçanti ndaj vjehrrës. Ajo ka vendosur që djali i saj të mos preket nga vjerra, pasi ajo është konsumatore e duhanit, raporton Mirror.

Nëna ka shkruar një letër në Slate.com (websiter për këshilla për prindërit) ku ka shpjeguar arsyet pse nuk do që foshnja i saj të qëndrojë afër vjehrrës ku dhe ka pyetur se sa kohë duhet ta vendosin këtë “kufi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam shumë e shqetësuar që foshnja jonë të qëndrojë pranë saj, pasi ajo konsumon shumë cigare. Prandaj unë dhe burri im kemi vendosur që pasi ajo pi duhanin, duhet të bëjë një dush dhe të ndërrojë rrobat dhe më pas mund të mbajë në krahë apo ti afrohet djalit tonë”.

Ajo shton senuk dëshiron të “mërziten” të afërmit me vendimin e saj, por nuk ka zgjidhje tjetër.

Në fillim reagimi në website nuk ka qenë i mirë, por pas kryerjes se hulumtimeve Carvell Wallace, zbuloi se tymi i duhani nuk i bën mirë foshnjës dhe përgëzoi nënë për vendimin e saj.

ME TE LEXUARAT