Ngec në vetting, shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Lushnjes

Aktualitet

KPK ka vendosur shkarkimin e Drejtuesit te Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi konstatoi se ai nuk mund ta kaloje vettingun, ka shkarkuar të martën drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjës, Shahinin

Trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunlida Bekteshi dhe Xhensila Pine, pas hetimit të zhvilluar ndaj tij vendosën shkarkimin e prokurorit Shahini, i cili kishte dhe një karrierë të gjatë në organin e akuzës.

Shahini fillimisht ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjës.

ME TE LEXUARAT