Nga se ka frikë ministri? Lleshaj lëviz me 9 truproja

Aktualitet

Dy elementë ranë në sy nga vizita e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj sot në Durrës. Një grup të rinjsh protestuan dhe i kërkuan llogari për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë. 

Në hyrje të Universitetit të Durrësit ata i bllokuan hyrjen ministrit duke e “kryqëzuar” atë me pyetje pafund dhe duke e vënë përpara përgjegjësisë për atë që ka ndodhur në protestat e opozitës.

Dhe elementi tjetër ishte shtimi i forcave të sigurisë për ruajtjen e ministrit përtej diçkaje normale. Duket se frika për një tjetër protestë ka bërë që ministri të mbajë jo një e dy truproja, por plot nëntë të tillë. 

Në sallën me studentë ku nuk ka pasur më shumë se 100 persona, ministrin e ruanin 9 punonjës sigurie, njësoj si të ishte nën rrezik për jetën.

ME TE LEXUARAT