Nga dita e hënë, nis greva kombëtare e qumështit!

0

Ashtu siç është deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit në mbështetje të prodhuesve bujqësorë, do të ndërpresin grumbullimin e qumështit për tre ditë, duke filluar që nga dita e hënë, datë 18 Mars 2019, në mbështetje të prodhuesve bujqësorë,

“Kjo masë është një akt demonstrues kundër ngërçit të krijuar për TVSH-në e produkteve primare bujqësore, pasi ndryshimet në ligj do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë ushqimore”, thuhet në njoftimin e Albanian Food Industry.

Kliko per me shume info


“Theksojmë që kauza e grumbulluesve dhe agropërpunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën. Kjo është edhe arsyeja e shtyrjes së afatit për mosgrumbullimin e qumështit në datën 18 dhe ditët në vijim.

Që prej janarit, grumbulluesit dhe tregtarët detyrohen që të blejnë produktet bujqësore me TVSH 6% dhe i shesin ato me 20 %”, thuhet në njoftim.

“Albanian Food Industry”, shoqata që mbron interesat e industrisë agropërpunuese dhe agroushqimore ka reaguar vazhdimisht për problemin e uljes së TVSH-së së rimbursueshme nga 20% në 6% për sektorin e agroindustrisë, efektiv që nga 1 janari i këtij viti. Me nota të ashpra, përfaqësuesit e industrisë janë shprehur se ky ligj është i padrejtë dhe po ndikon negativisht në ecurinë e aktivitetit të përpunuesve, fermerëve, grumbulluesve dhe tregtarëve.

Me datë 3 dhjetor 2018 Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 96/2018 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar’, sipas të cilit:

“Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”, fjalët “20 për qind” zëvendësohen me fjalët “6 për qind”.

AFI thotë se me këtë ligj teknicienët e Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave propozues të këtij ligji i kërkojnë grumbulluesve, industrialisteve dhe tregtarëve që t’i japin fermerëve 14% më pak në çmim dhe këtë 14%-ësh ia kërkojnë kësaj ketegorie që ta derdhë në buxhetin e shtetit si një taksë shtesë për prodhimin bujqësor dhe fermerët vendas.

Në një deklaratë për shtyp, AFI thotë: “Të bindur në padrejtësinë morale të kësaj takse dhe në pamundësinë ekonomike të fermerit shqiptar për ta paguar këtë taksë apo më keq akoma për t’ia transferuar këtë taksë në rritje çmimi konsumatorit të produkteve vendase, në mes të të cilëve bën pjesë edhe kategoria e 40% më i varfër i popullsisë. Industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët, përmes zerit të tyre të unifikuar në të gjitha organizatat e biznesit ku ata bëjnë pjesë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar fillimisht politikanët dhe politikbërësit e më pas edhe teknicienët që kanë iniciuar këtë vendimmarrje./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.