Moderatorja tregon kritikën që i bëri Vera Grabocka për një rrip

Showbiz

Rudina Dembacaj u rikthye sot “Në Kurthin e Piter Pan” pas një viti, si e ftuar speciale dhe jo në rolin e Pipi Çorapegjatës që bëri në sezonin e parë të emisionit.

Moderatorja foli për marrëdhënien e saj me regjisoren e njohur Vera Grabocka, ndërsa kujtoi edhe këshillat që i ka dhënë ajo kur kanë punuar bashkë.

Një herë madje Vera e kishte kritikuar për një rrip të trashë që kishtë vendosur Rudina: “Shumë i bukur ai rrip Rudina, por hollo belin!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që prej asaj dite, Rudina e mori seriozisht këshillën e Verës dhe e ndoqi madje.

Moderatorja tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

Me shaka ajo tregoi se mori briskun për të hequr qimet që i kishin zënë fytyrën, dhe nuk mungoi këshilla e fëmijëve të cilët i thanë se do të ishte më mirë të kishte përdorur gërshërët.

ME TE LEXUARAT