Merr peng ish-gruan, shikoni çfarë e detyron të bëjë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali.

Një 59 vjeçar mori peng ish gruan dhe të dashurin e saj për ta ndëshkuar për marrëdhënien e saj të re ai e fotografoi në dy poza shumë kompromentuese.

Kliko per me shume info


Fotot më pas i përdori për të kërcënuar të dashurin e ri të ish-bashkëshortes, i cili punon si vlerësues në një komunë të Beneventano-s, në Itali.

59 vjeçar nga Casertano e Italisë, i cili punonte polic, është me arrest shtëpie si pasojë e akuzave për sekuestrim personi, dhunë, zhvatje, kërcënim dhe keqtrajtim.

Hetimet nisën si pasojë e zbulimit të disa fotove kompromentuese të vlerësuesit të komunës, nga ana e agjentëve të komisariatit vendas.

Burri, duke u gjendur në situatë të sikletshme, ka rrëfyer se ishte detyruar nga i pandehuri për të pozuar në foto të sikletshme, pasi ishte marrë peng në një apartament, ishte kërcënuar e dhunuar fizikisht duke u goditur me shqelma, grushta dhe shpulla.

Fotot u përdorën më pas si presion për ta detyruar burrin të paguajë 5 mijë euro. Por, shuma nuk ka qenë e mjaftueshme dhe kështu fotot iu dërguan marrësve të ndryshëm nga ana e policit, me qëllim shkatërrimin e reputacionit të ‘fatkeqit’ në mënyrë që të rritej shuma deri në 200 mijë euro.

Deklaratave të viktimës, policia gjyqësore i shtoi edhe faktet e mbledhura, duke nxjerrë kështu urdhrin për arrestimin e policit.

Hetimet çuan në gjetjen e keqtrajtimeve të rënda në adresën e ish-bashkëshortes, e cila sot jeton në një lokalitet që mbahet sekret, në mënyrë që i pandehuri të mos e gjejë.

Gruaja, përveçse ishte e detyruar të pozonte, në shumë raste ishte goditur me shqelma dhe grushta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.