Makina luksi e skafe, kush është i arrestuari për atentatin e Kurtit

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 3 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Mes të arrestuarve është 22 vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Olsi në rrjetet sociale reklamon një jetë luksi.

Nga fotot e publikuara prej tij, ai shihet duke pushuar në jug të vendit, hipur në makina të shtrenjta si dhe foto duke bërë xhiro me jaht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë më herët policia deklaroi se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e 3 shtetasve të arrestuar gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

ME TE LEXUARAT