Lubonja sulmon Fatos Nanon: E keqja më e madhe e këtij sistemi!

Aktualitet

Për Fatos Lubonjën është pa logjikë që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në një kohë kur ka djegur mandatet e deputetëve për shkak se akuzon se zgjedhjet parlamentare të 2017-ës janë manipuluar.

Lubonja tha në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 se, kryeministri Edi Rama do të përpiqet që me ndihmën e ndërkombëtare të ruaj fasadën demokratike që ekziston në Shqipëri.

Lubonja komentoi edhe ftesën që i është çuar ish-kryeministrit Fatos Nano për të marrë pjesë në kongresin e PS.

“Fatos Nano është një figurë e diskretituar. Çfarë përfaqëson Fatos Nano? Asgjë nuk përfaqëson, përveçse fillimin e së keqes së këtij sistemi, që u pasua më pas nga Sali Berisha. Është qesharake ta diskutosh Fatos Nanon”, u shpreh Lubonja.

ME TE LEXUARAT