LSI përjashton Lefter Kokën, nuk dorëzoi mandatin e deputetit

Politikë

Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI ka vendosur sot përjashtimin nga partia të të gjithë atyre të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin per djegien e mandateve.

Një prej atyre që nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit, ishte edhe Lefter Koka, i cili gjithashtu përjashtohet nga strukturat e LSI.

Përjashtimi i atyre që pranojnë marrjen e mandateve u njoftua përmes publikimit të vendimit, por përjashtimin e Lefter Kokës nga LSI e ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari.

ME TE LEXUARAT