Lleshaj reagon pas 24 orëve për pritjen që i bënë studentët në Durrës: Janë ca fatkeqë!

Aktualitet

Duheshin 24 orë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të kujtohej për të reaguar për pritjen që i bënë mëngjesin e djeshëm studentët e Durrësit, duke i thirrur në korr; Turp-turp për helmimin me gaz, që u bën qytetarëve.

Sot ministri Lleshja me një gjuhë dhe stil, që zakonisht e shohim te reagimet e Edi Ramës, i ka etiketuar studentët si “ca fatkeq”, por nuk ka harruar që të sulmojë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili i përgëzoi të rinjtë për pritjen që i rezervuan Lleshjat.


“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, por nuk thotë asnjë fjalë për pamjet në takimin në Universitetin e Durrësit, ku më shumë kishte roje dhe shoqërues të tij, se sa studentë.

ME TE LEXUARAT