Komisioneri Johanes Hahn dënon dhunën në protestat e Ballkanit Perëndimor

Bota

Komisioneri i Bashkimit Evorpian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn ditën e sotme ka shprehur mbështetjen e tij për të drejtën e protestave që po zhvillohen në Ballkanin Perendimor por ka dënuar të gjitha format e dhunës që janë shfaqur duke i konsideruar si të papranueshme.

Pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Hahn shtoi ndër të tjera se Bashkimi Europian do të jetë shumë i rreptë me çdo llojë veprimi të dhunshëm në protesta.

"Ka njerëz që duan që ne të dalim mbi forcën e ligjit dhe se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet aty ", u tha ai gazetarëve, duke shtuar se pikëpamja e BE për ligjet është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e sistemit gjyqësor.

ME TE LEXUARAT