Kapni burrat për xhakete, mos i lini të ikin në protestë, Rama mesazh grave të Beratit: S`ka zgjedhje

0

Kryeministri Rama u kërkoi grave nga Berati të pengojnë burrat që të shkojnë në protestë. Kreu i qeverisë u prit me protesta të simpatizantëve të PD.

Rama tha: Unë u bëj thirrje grave të beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se sebeb duan. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Nuk do të bëhet asgjë.

Kliko per me shume info

Kryeministri bëri përgjegjës PD dhe LSI për gjendjen e krijuar në vend, duke i akuzuar se po dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë, por jo qeverinë. Në takimin për “Bashkinë që duam” nga Berati kreu i qeverisë ju përgjigj negativisht kërkesës së Bashës dhe Kryemadhit për zgjedhjet të parakohshme parlamentare.

Rama: Me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket, është qeveria. Nuk kanë çfarë i bëjnë fare qeverisë, por kanë çfarë i bëjnë vetes.

Edhe pse PD ende nuk ka vendosur nëse do të hyjë në zgjedhjet vendore, Kryeministri Rama është optimist që do të garojë përballë PD dhe LSI

Rama: Unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, dhe Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne.

Kryeministri Rama se PS në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitojë edhe ato bashki që i ka Partia Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.