"Kam qenë me 5-a në shkollë, por u bëra kryetar bashkie"

Aktualitet

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ministri Sandër Lleshaj kanë zhvilluar një takim me studentët e qytetit bregdetar ditën e djeshme.

Dako ka marrë shembullin e tij duke u thënë studentëve se ai ka qenë me 5-a, por kjo nuk e ka penguar të bëhet kryetar bashkie e biznesmen i suksesshëm.


‘Ministri (Lleshaj) tha kam qenë student me 10-a, unë nuk kam qenë me dhjeta, kam qenë me 5-a, por jam bërë kryetar bashkie dhe biznesmen i suksesshëm’, u thotë Dako studentëve, të cilët e kanë të vështirë të mbajnë të qeshurën pas deklaratës së tij.

ME TE LEXUARAT