Interi synon te festojë 111-vjetorin me 3 pikë, Fiorentina-Lazio sfidë e paparashikueshme!

Sport

Një dielë që premton shkëndija në Serie A. Kampionati italian kulmon këtë të dielë me disa sfida shumë interesante që do të keni mundësi t’i ndiqni live në Supersport. Në orën 15:00 vëmendja më e madhe do të jetë te Interi.

Në praninë e rreth 65 mijë tifozëve, futbollistët zikaltër do të përpiqen të nderojnë 111 vjetorin e klubit me një fitore ndaj Spal që është shumë e rëndësishme për të mos humbur kontaktet me Milanin dhe për të ruajtur vendin e 4-t që të çon në Champions League.

1 ditë më parë Interi mbushi 111-vjeç dhe sot është dita për të festuar ditëlindjen me një sukses ndaj skuadrës nga Ferrara që do të rikthente qetësinë në kampin zikaltër pas rezultateve të fundit zhgënjyese dhe mbi të gjitha do të rriste moralin e skuadrës së Spallettit për duelet delikate ndaj Frankfurtit në Europa League dhe derbin ndaj Milanit në Serie A.

Në orën 15:00 do të zhvillohen edhe dy takime të tjera interesante. Sampdoria-Atalanta është një sfidë e drejpërdrejtë për zonën europiane, ndërkohë që Torino do të synojë vazhdimësinë e fitoreve në transfertën ndaj Frosinones që luan shanset e fundit për mbijetesën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në orën 18:00 do të jetë radha e Napolit që duhet të fitojë ndaj Sassuolos për të mos ndjerë presionin e Milanit nga pas, ndërkohë që në mbrëmje, sytë e të gjithëve do të jenë në atë që konsiderohet edhe si dueli më i bukur i kësaj jave. Në Firence Fiorentina e Piolit do të presë Lazion. Bardhekaltrit pas fitores në derbi duan një tjetër 3-pikësh të rëndësishëm për të mos humbur terren ndaj vendit të 4-t ndërkohë që vjollcët të cilët mungojnë në takimin me fitoren prej 3 takimesh mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, synojnë kthesën sot./ Supersport

ME TE LEXUARAT