Historiani zviceran: Edi Rama u shtiret europianëve si njeri i ndriçuar!

Aktualitet

Historiani dhe politologu zviceran, Jens Schmitt e quan kryeministrin Rama një demagog, që u shtiret europianëve si figurë e ndriçuar, ndërsa në atdhe qeveris me dorë të fortë.

Në një artikull të titulluar “Nën presion”, botuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, historian deklaron se Rama në krahasim me sunduesit e tjerë autoritarë të Balkkanit perëndimorë, ia ka dalë më së miri deri tani, duke u prezantuar, sipas tij, si një artist alternativë që qeveris part-time një shtet ballkanik.

Ndër të tjera, ai shton se “Brenda vendit, deri në protestat e studentëve, Edi Rama kishte ‘mbytur çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave.’”

Historiani Oliver Jens Schmitt shkaktoi një debat të nxehtë në Shqipëri, ku një gazetë kombëtare e përditshme zvicerane “Tages-Anzeiger”, botoi intervistën e Schmitt-it dhënë gazetarit Enver Robelli në Tiranë më 25 shkurt 2009, në të cilën theksohet se Schmitt pretendon se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte serbe, një anëtare e familjes Brankovi dhe se ndoshta mbiemri i Kastriotit rrjedh nga fjala greke kastron.

ME TE LEXUARAT