GREQI/ Sherr me burrin, nëna hedh vajzën nga ballkoni...

Bota

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë.

Një grua ka hedhur vajzën e saj të vogël nga ballkoni i katit të pestë dhe më pas është vetëvrarë edhe vetë duke u hedhur nga lart.

Kyriaki Tsortanidou, 42 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe Fotini Spyridaki u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakou por nuk shpëtuan dot.

Banorët janë shprehur se nëna hodhi fillimisht foshnjën, kurse më pas mori një karrige dhe u vetëhodh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportet paraprake flasin për një rëndim psikologjik të gruas. Ajo ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga banesa disa minuta përpara se të ndodhte ngjarja e kobshme pas një debati. Fqinjët thanë se janë të shokuar për atë që kanë parë.

ME TE LEXUARAT