Gjumi i ditës mund të jetë po aq efektiv sa barnat kundër hipertensionit

Soft

Gjumi i ditës mund të jetë po aq efektiv jo vetëm për të rritur nivelin e energjisë por edhe për të zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut. Kjo teori është paraqitur nga disa shkencëtarë në Greqi.

Gjumi i mesditës padyshim që rritë energjinë dhe produktivitetin, mirëpo pyetja është a mund të sjellë ndonjë efekt tjetër pozitiv. Një studim i ri i bërë nga Spitali I Përgjithshëm në qytetin e Voulas në Greqi, pretendon që ka zbuluar që gjumi gjatë ditës mund të ulë shtypjen e lartë të gjakut.


Një nga pjesëmarrësit e këtij studimi, Dr. Manolis Kallistratos do të prezantojë rezultatet në Kongresin e 68-të të Shkencës në New Orleans të hënën e ardhshme.

“Gjumi i pasdites zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut në të njëjtin nivel sikur zvogëlimi i përdorimit të alkoolit apo kripës”, raporton Dr. Kallistratos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë hulumtim u përdorën informacionet e 212 njerëzve të cilët kishin një shtypje stabile të gjakut 129.9 të shtypjes sistolike dhe 90 të shtypjes diastolike. Pjesëmarrësit në këtë hulumtim ishin mesatarisht 62 vite, dhe 1 në 4 prej tyre përdornin duhanin dhe kishin diabet.

Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në dy grupe – në njërin grup ata të cilët praktikonin gjumin e mesditës dhe grupi tjetër të cilët nuk e praktikonin këtë gjumë. Ata shënuan matjet e shtypjes së gjakut, orët e gjumit të mesditës gjatë një dite dhe konsumimin e duhanit apo alkoolit.

Hulumtuesit vërejtën se personat të cilët praktikonin gjumin e mesditës kishin një ulje prej 5.3 mm Hg në shtypjen sistolike dhe shpjeguan që këtë ulje e bëjnë edhe barnat që përdoren kundër hipertensionit.

Këto gjetje janë të rëndësishme sepse edhe një ulje e shtypjes sistolike prej 2 mm Hg mund ta reduktojë rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare për 10%. Duhet të cekët që ky ishte studimi i parë i bërë për gjumin e ditës, dhe efektet e tij mbi shtypjen e lartë të gjakut duke rezultuar pozitiv.

ME TE LEXUARAT