Fitohet shuma rekord në lotarinë suedeze, 53 milionë euro

Kosovë&Rajon

Suedia regjistroi fitoren e 53,4 milionë eurove (60,4 millionë dollarë), si rekordin kombëtarë në një llotari europiane.

“Shuma e fituar të premten ishte më e madhja e arritur ndonjëherë në Suedi”, thuhet nga kompania “Svenska Spel”.

“Është me të vërtet një çmenduri”, tha në një deklaratë Pierre Jonsson, zëdhënësi i “Svenseka Spel”.

Ai verifikoi fitoren por nuk tha nëse lotaria ishte fituar nga një person i vetëm apo ishte ndarë mes disa personave që ishin pjesë e shortit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“EuroJackpot”-i është krijuar në vitin 2012 dhe mund të luhet në 18 shtete nga Islanda në Slloveni.

ME TE LEXUARAT