Elisa Spiropali flet për Fatos Nanon: Ai flet pa folur!

Aktualitet

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e ftuar në edicionin e lajmeve në ‘Ora News’ ka folur rreth pjesëmarrjes së Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste ditën e nesërme.

Spiropali u shpreh se nuk ka dijeni nëse Nano do të mbajë ndonjë fjalim nesër, por, sipas saj, ish-lideri socialist flet pa folur.

“Unë shpresoj shumë që të jetë nesër. Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish kryeministrit, ish liderit të kësaj partie.

Megjithse nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… Siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne këtë Kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme. Nuk ka lidhje me ta, pa lidhje me ne, me bashkëqeverisjen, me qytetarët.”, deklaroi Spiropali.

ME TE LEXUARAT