E FUNDIT/ Po mësonte makinën, maturantja bie në kanal e humb jetën

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Borsh.

Një maturante 18-vjecare ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident.

Viktima është shtetasja Analuiza Duro. Mësohet se vajza e re ishte duke ngarë makinën, por ka humbur kontrollin e saj duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

Dyshohet se vajza ishte duke mësuar të ngiste makinën në momentin që humbi kontrollin. Në makinë me të thuhet se ndodhej edhe një djalë i ri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet për momentin. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT