Dosja 184/ Basha nxjerr emrat: Rama e dy ish-ministra blenë vota

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Dibër për të ftuar qytetarët e këtij qarku, për një pjesëmarrje masive në protestën e 16 marsit.

Për herë të parë nga Dibra, lideri i opozitës zbuloi emrat e “Dosjes 184”. 

Kliko per me shume info

Sipas tij janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me YmerLalën dhe “horrat e tij” dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me YmerLalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”, theksoi kreu i PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.