Divorcohet Grida Duma, i jep fund martesës disa vjeçare

0

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka vendosur t’i japë fund martesës 22-vjeçare me bashkëshortin, me të cilin ka edhe një djalë.

Grida e cila është 42 vjeç, u martua në moshën 20-vjeçare pasi u dashurua me pedagogun e saj, Ilir Shqina, njëkohësisht diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Kliko per me shume info

Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë.

Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë ciftin.

Ky divorc është kërkuar nga vetë Grida Duma. Në dokumentin e siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se:“…meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.