Deputeti grek përjashtohet nga Parlamenti Europian pasi i quajti turqit "qen të egër"

Bota

Eleftherios Synadinos është përjashtuar nga Parlamenti Europian pas deklaratës raciste drejtuar turqve.

Deputeti grek i partisë “Agimi i Artë”, u shpreh gjatë një ndërhyrjeje që bëri në diskutimin që u mbajt mbi çështjen e refugjatëve se:

“Turqit janë si qentë e egër kur luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve të tyre, ata ikin”.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili vendosi ta përjashtojë, duke vënë theksin se komentet e tij ishin në kundërshtim me rregulloret e institucionit për të drejtat e njeriut.

ME TE LEXUARAT