Del videoja, banorët e 'Unazës së Re' i vënë 'flakën' Edi Ramës (VIDEO)

Aktualitet
https://youtu.be/kX_vxjz06Jw

Banorët e Unazës së Re i kanë vënë flakën në mënyrë simbolike, gjatë protestës që po zhvillohet në këto moment te Unaza e Re.

Ata kanë djegur në mënyrë demonstrative një pankartë me fytyrën e Ramës, si një mesazh e protestuesve, jo vetëm të Unazës së Re por edhe të naftëtarëve, minatorëve dhe shumë grupeve sociale në vend, që po protestojnë fuqishëm ndaj qeverisjes së Ramës.

Të pranishëm mes banorëve protestues sot janë dhe ish-deputetët  Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Perparim Spahiu dhe Floida Kerpaci.

Situata është shumë e tensionuar pasi ka ka informacion se forcat e ndëqrhyrjes së shpejtë do të ndërhyjnë për pengimin e protestës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët policia ka shoqëruar ne komisariat 6 persoan , ndërkohë që mbrëmje e djeshme ndryshe nga netët e tjera protesta ka qënë e zgjatur në kohë për shkak të forcave të shumta të policisë. Pas thirrje së protestuesve, se ndiheshin të kërcënuar nga prezenca e uniformave blu, u është gjendur pranë kryedemokrati Lulëzim Basha.

ME TE LEXUARAT