Britania rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e Brexit-it. Çfarë do ndodhë?

0

Ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242. Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje. Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.

Kliko per me shume info

Kryeministrja britanike Theresa May iu tha më herët ligjvënësve të martën se ndarja e Britanisë nga Bashkimi Evropian mund të rezultojë në humbje, nëse ata nuk votojnë për marrëveshjen e re të shkëputjes që ajo negocioi me Bashkimin Evropian.

Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratojë versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Shkëputja nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së është planifikuar për më 29 mars./ Shqip

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.