Berisha: Kryeprokuror do zgjidhet djali i tezes së Ina Ramës

Politikë

Sali Berisha përmes një statusi në facebook, thotë se zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është e planifikuar, dhe sipas tij gara nuk do të jetë e ndershme. Berisha thotë se favorit është Olsian Çela, që është dhe djali i tezes së Ina Ramës

Kujtojmë se sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hapi garën për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm me mandate të plotë 7 vjeçar.

Në garë deri tani janë, Arta Marku, Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Reagimi i Sali Berishës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!

Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.

Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.
Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.

Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet.

ME TE LEXUARAT