Babai i Marvi Mihalit në gjykatë: Nëse nuk vepron drejtësia, do veprojë Kanuni

Aktualitet

Ka dështuar sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

Ai gjatë seancës, u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe rendin pas parasë.

Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veprojë Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund të vazhdonte më procesi, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cënohej për shkak të punës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

22-vjecari Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017. Prokuroria ka shpallur pretencën për 4 të akuzuarit, Dejvi dhe Eugen Bitrajt, si dhe vëllezërit Kridens e Marsel Alla për të cilët ka kërkuar dënime nga 18 deri në 25 vite burgim. Këtë të martë ishte mbrojtja që paraqiti argumentet e saj. Në seancën e datës 26 mars pritet shpallja e vendimit.

ME TE LEXUARAT