Autori i ngjarjes në xhami autori dëgjonte muzikë ekstremiste serbe

0

Dalin ne pah detaje te reja nga ngjarja e rende ne Zelanden e Re. Sipas autoriteteve të paktën 49 besimtarë myslimanë kanë humbur jeten në një atentat në qytetin Christchurch dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoje e nje sulmi terrorist ne Zelanden e Re.

Sipas policisë, autorët e masakrës janë një skuadër e formuar nga 4 persona, mes tyre edhe një grua. Autoritetet bënë të ditur se agresorët janë arrestuar, ndërkohë që disa të tjerë janë nën hetim..

Kliko per me shume info

Plani ka qenë i studiuar, pasi sulmi është transmetuar për 17 minuta live në rrjetet sociale. Disa orë më parë agresorët publikuan edhe një manifest prej 87 faqesh ku flitej kundër myslimanëve.

Autori i masakrës është identifikuar si Brenton Tarrant 28-vjeç shtetas Australian.

Autori kishte vendosur një kamera qe tregon momentin kur zbret nga një makinë, merr nga bagazhi një kallashnikov dhe drejtohet drejt xhamisë, duke zbrazuar pa pushim armën dhe duke vrarë kë i del përpara.

Sipas dëshmitarëve 28-vjecari vuri në shënjestër fillimisht dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave. Të pranishëm në momentin e faljes së të premtes besohet se ishin mbi 400 besimtarë.

Në pamjet që kanë transmetuar duken karikatorët e armëve ku janë të shkruar emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër osmaneve, citon vizion plus.

Brenton Tarrant kishte të shkruar emrat e Marko Popovic dhe Stefan Lazar, emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Llazari’I cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Muzika në sfond në makinë përpara sulmit ishin në gjuhën serbe. Sipas mediave ndërkombëtare kënga serbe I referohet kasapit të bosnjes Radovan Karaxhic, ku thuhet: “ Ujqërit po vijnë në Krajinë, fashistë kini kujdes, Karaxhici ju drejton ju serbët, nuk kanë frikë nga askush”.

Terroristi Australian ka përmendur edhe Kosovën në dokumentin e publikuar para kryerjes së sulmit. Ku thekson se SHBA kanë mbajtur anën e gabuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999. Ai flet dhe për nevojën e ballkanizimit të SHBA-ve, që do të thotë ndarjen e njerëzve në Shtetet e Bashkuara në baza kulturore, shoqërore, e “më e rëndësishmja” sipas tij, në baza racore.

Australiani thotë se me rritjen e pushtetit të të bardhëve në SHBA, nuk do të ndodhte më kurrë një ndërhyrje e njëjtë ushtarake sikurse në Kosovë, ku sipas tij, amerikanët u rreshtuan në krahun e gabuar.

Në armën e personit të dyshuar për sulmin e kryer në Zelandë të Re ku humbën jetën 49 persona, ndodheshin disa mbishkrime, e ndër to shkruante edhe “Skanderbeg”.

Nesër Brenton Tarrant del përpara gjykatës për vrasjen e 49 personave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.