Atentat mafioz/ I merret jeta në derën e shtëpisë bosit të familjes së njohur

Bota

Bosi i familjes kriminale Gambino, Francesco Cali, i njohur me nfokën ‘Franky Boy’, është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës pranë shtëpisë së tij në Staten Island, New York, në një vrasje që kujton kohët e errëta të luftës së mafias në qytet.

Mediat amerikane raportojnë se 53-vjeçari u vra para derës së shtëpisë në lagjen luksoze Todt Hill rreth orës 9:20 të mbrëmjes, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin brenda në banesë. Vrasësi mësohet se është larguar me një kamionçinë blu.


Cali është i pari bos i mafias që vritet në New York prej vitit 1985, kur John Gotti urdhëroi ekzekutimin e bosit të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano.

I lindur në Siçili, Cali u bë bosi i familjes Gambino në vitin 2015 dhe konsiderohej si një ‘Padrino’ i shkollës së vjetër, pasi shihej rrallë në publik dhe nuk binte shumë në sy. Ai futi ‘gjak të ri’ nga Italia në familje dhe u përqendrua në tregun e heroinës.

ME TE LEXUARAT