Ami bën dedikimin romantik për ditëlindjen e Ermalit

Showbiz

Urimet e veçanta për ditët speciale të personave të zemrës janë kthyer në një traditë, në rrjetet sociale. Moderatori shqiptar, Ermal Mamaqi, feston sot 37-vjetorin dhe dedikimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Amarda Toska.

Ajo ndau në Instagram një foto të shkëputur nga festa e 1-vjetorit të vajzës Sia, ku çifti pozon bashkë.

“Çdo vit që ikën më shumë të dua Ermal Mamaqi! Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin…”, shkruan Ami në foton e publikuar në Instagram.

ME TE LEXUARAT