Alienët e Bardhë, ekzistojnë vërtet

Soft

Charles Hall, një fizikan bërthamor, një ish specialist për klimën ushtarake amerikane dhe shkrimtar në turneun e tij në Australi, raportoi se ushtria amerikane ka qenë në kontakt me një specie aliene për vite me radhë.

Ai deklaron se këta alienë janë të veshur si qenie njerëzore dhe për një periudhë kohore kanë jetuar në Las Vegas.


"Në vitin 1964, kur isha vëzhgues i motit në bazën ajrore të Nellis në Nevada, pashë ndërveprimet midis ushtrisë dhe një grupi të huaj alienosh të bardhë që ngjanin si njerëzit", tha veterani i Vietnamit për Albuquerque.

"Anijet e tyre hapësinore janë në gjendje të udhëtojnë më shpejt se shpejtësia e dritës, duke sugjeruar se teoria e relativitetit e Ajnshtajnit ishte e gabuar".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Charles Hall raportoi se kamerat nuk u lejuan kurrë në këtë faqe, e cila që atëherë është fshirë nga harta. Ai njihte një grup prej pesë personash ‘të çuditshëm’, dy burra dhe tre gra, pamja e zbehtë e të cilëve ngjante me atë të një fantazme ose një engjëlli.

Hall njoftoi se kishte kontaktuar tre lloje alienësh- "një prej të cilëve ishte jo pak i gjatë dhe i bardhë" (rreth 2.5 metra), një "i përzier" (me lëkurë të verdhë në portokalli) dhe "një me 24 dhëmbë".

Ai pretendon se këto përvoja ishin reale dhe se forcat ajrore amerikane kishin hyrë në një marrëveshje me ta gjatë viteve 1950.

Charles Hall shtoi se autoritetet amerikane kishin fshehur historinë sepse njerëzit nuk ishin 'emocionalisht' gati për të pranuar forma të jetës aliene në Tokë.

Me sa duket "të bardhët" janë humanoidë. Studiuesja e parë e UFO-ve, e cila kishte hetuar me shumë seriozitet historinë e Charles Hall, është Paola Harris, e cila e intervistoi atë në korrik të vitit 2003 duke besuar tek deklaratat e tij dhe duke sjellë gjithçka ai dinte live për mbarë publikun botëror.

ME TE LEXUARAT