A e dini nga na vjen interneti? Nuk do ta besoni

Teknologji

Ndoshta nuk keni menduar kurrë se prej nga vijnë të dhënat e internetit që merrni çdo ditë në PC, smartfonë dhe tabletë (dhe lojërat e ndryshme të cilat luani online, Google Home, etj).

Për shembull, faqja që po lexoni u gjenerua në mënyrë dinamike nga një server në Provo, Utah (SHBA).


Edhe më e habitshme, është se të dhënat nuk udhëtojnë nëpërmjet satelitit, por pothuajse të gjitha kalojnë përmes kabllove shumë të gjata, të vendosura në fund të oqeanit.

Kompania Telegeography ka krijuar një hartë që tregon rrugët e kabllove optike në oqeanet e ndryshme të botës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është infrastruktura që mbështet internetin dhe është ndërtuar gjatë dekadave të fundit, kryesisht me iniciativën e kompanive private, jo atyre qeveritare.

Sipas Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, 97% e të gjitha të dhënave interkontinentale udhëton nëpër këto kabllo.

Kohët e fundit, Amerika dhe Evropa kanë qenë të shqetësuara për mundësinë e sabotimit të mundshëm të këtyre kabllove nga shtete veçanërisht agresive, si Rusia.

Një parlamentar britanik prodhoi një raport vitin e kaluar që paralajmëroi se Rusia "vepron në mënyrë agresive" në Atlantik, ku ndodhen dhe kabllot që lidhin Evropën me SHBA-në.

Një skenar i mundshëm i ndërprerjes së kësaj lidhje do të ishte katastrofike për ekonominë dhe jetën në Perëndim.

Por fatmirësisht interneti është jashtëzakonisht elastik, dhe kjo vjen nga topologjia e tij.

Numri i madh i nyjave me shumë lidhje garanton që, edhe nëse disa lidhje janë ndërprerë, informacioni do të gjente të njëjtën mënyrë për të arritur në destinacionin e vet.

ME TE LEXUARAT