5 zakonet e mëngjesit që na bëjnë të shtojmë peshë dhe nuk e kuptojmë

Soft

Ju nuk keni ngrënë ushqim “fast food” dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, ushtroheni rregullisht dhe mezi sa humbni peshë. Në fakt shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që ritualet e tyre të mëngjesit po i ndalojnë që të arrijnë trupin e ëndrrave. Dhe këto janë 5 zakonet e mëngjesit prej të cilave duhet të hiqni dorë tani:

1.Flini shumë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me pak gjumë, trupi juaj do të prodhojë hormone kortizioli në përgjigje të stresit, që rritin oreksin. Gjithsesi gjumi i tepërt nuk është më mirë për ju. Sipas një studimi nga “PLOS One”, të flesh më shumë se 10 orë gjumë natën, mund të çojë në një peshë më të madhe trupore. Ndaj doktorët rekomandojnë 7-9 orë gjumë në ditë.

2.Bëheni gati në errësirë

Hapni grilat ose perdet menjëherë pasi zgjoheni. Një studim në “PLOS One” zbuloi se rrezet e lehta nga dielli i mëngjesit shpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin që të zgjohet. 20-30 minuta mjafton që të ndikojë në masën trupore.

3.Nuk rregulloni krevatin

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Një studim nga “National Sleep Foundation” zbuloi se njerëzit që raportojnë që rregullojnë shtratin, gjithashtu raportojnë se bëjnë gjumë më të mirë. Gjumi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për një peshë të shëndetshme.

4.Harroni të peshoheni

Kërkimet nga Universiteti Cornell treguan se pesha e përditshme është një teknikë e suksesshme që inkurajon rënien në peshë. Gjëja më e mirë në mëngjes para se të hash dhe të pish ndonjë gjë është të peshohesh.

5.Hani shumë pak në mëngjes

Kërkimet nga Universiteti i Tel Avivit insistojnë se duhet të ledhatosh veten me një vakt të shijshëm çdo mëngjes. Një mëngjes që përmban 600 kalori do t’ua bënte më të lehtë për të ndjekur dietën ditore.

ME TE LEXUARAT