5 ushqimet që ju pastrojnë trupin, mos i hiqni nga tavolina

0


Herë pas here trupi jonë ka nevojë për detoksikim në mënyrë që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionojnë organet e trupit.

Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes pastrimeve natyrale. Këto pastrime trupore përfshijnë largimin e substancave toksike nga trupi.

Kliko per me shume info

Ekspertët gjithashtu kanë treguar se cilat ushqime janë pastrues më të mirë të trupit, dhe që mund t’i konsumoni.

Limonat

Limonat e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë.  Këto agrume e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.

Majdanozi

Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.

Domatet

Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.

Qepa

Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.

Mollët

Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik. /Noa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.