Ku janë shpërndarë 1 milion emigrantë shqiptarë

Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë. Të huajt në Itali përbëjnë 5% të totali të popullsisë Italianë. Ndër të huajt atje, 12% e zënë ata me shtetësi shqiptare.

Kliko per me shume info


Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme edhe në Greqi, por të dhënat nuk janë përditësuar që prej cencusit të 2011-s, ku numëroheshin rreth 480 mijë emigrantë shqiptarë atje. Sipas Eurostat për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Më pas, me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani, apo rreth 49,224 individë. Vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Greqia kanë raportuar numrin emigrantëve me shtetësi jo-BE në total.

Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë (6,146), Suedi (2,889), Austri (2,563), Zvicër 1867, Holandë 1084. Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5000 individë.

Emigrantët në raport me popullsinë ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian varjojnë nga 1% në vende si Kroacia, Bullgaria, Hungari, në 7% në vende si Gjermania. Përqindjen më të lartë e ka qytet-shteti i Lihtenshtejnit, ku rreth 16% e popullsisë ka një tjetër nënshtetësi jo EU.

Në Europë si azilantë

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil./MONITOR

loading...