Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjobë 10% për bizneset që s’paguajnë tatim fitimin brenda 29 marsit

Bizneset, të cilat nuk do të paguajnë tatim fitimin e vitit të kaluar brenda ditës së sotme do të gjobiten me 10 për qind të detyrimit.

Paralajmërimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Përmes një njoftimi zyrtar, administrata Tatimore i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që janë subjekt i Tatim Fitimit të derdhin pagesën brenda të premtes për të mos u penalizuar me gjobë, e cila është e konsiderueshme. Për një ndërmarrje, e cila duhet të paguajë 100 milionë lekë Tatim mbi Fitimin, gjoba është automatikisht 10 milionë lekë mbi këtë detyrim.

‘Duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës së sotme 29 mars,’ deklarojnë Tatimet përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas ligjit, në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet automatikisht në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.

Sipas statistikave zyrtare, aktualisht në Shqipëri ka mbi 25 mijë biznese të cilat janë subjekt i pagesës së tatimit mbi fitimin. Këto biznese brenda datës 29 mars duhet të dorëzojnë bilancin dhe të deklarojnë fitimin për vitin e kaluar, duke paguar dhe këstin përkatës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet