Atentati ndaj Nardi Polisë, flet i vëllai: Autorët mund ta kenë ngatërruar

Te afermit e biznesmenit te bujtinave te ekzekutuar ne Shkoder pak dite me pare, dyshojne se behet fjale per nje ngaterrese. Policia ka thene se dy vëllezërit Kleandro dhe Gilbert Toma, kane luajtur rol kyc në vrasjen e Nard Polisë, më 20 mars në fshatin Grudë të Shkodrës . Bashkë me vëllezërit Toma, u arrestua edhe 20 vjecari Alfred Martini, i cili dyshohet se i ka orientuar ata, duke qenë njohës i mirë i zonës ku ndodhi vrasja. Tre të ndaluarit kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me vrasjen e Nard Polisë.

Sipas burimeve te policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip “Audi” Nard Polinë. Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar dogji motorin me të cilin kreu vrasjen. Mjeti tip Audi është në pronësi të Alfred Martinit, por ky i fundit deklaroi se makinën ia kishte dhënë shtetasit K.S mëngjesin e 20 marsit dhe ai ia kishte kthyer pasdite.

Kliko per me shume info

Pas ndalimit të tre bashkepunëtorëve të ekzekutorit të biznesmenit Polia, vëllai i tij shpreh dyshime se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi në dijeninë e tij, i vëllai nuk kishte asnjë njohje me ta. Pavlin Polia kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke theksuar se gjithcka ja ka lënë në dorë drejtësisë.

“Ne si familje përgëzojme punën e policise. Nuk di të kemi konflikte me ndonjërin prej të dyshuarve që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi nuk bëhemi si ata, sido që të jetë puna e kushdo të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë, falenderoj ata qe po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë”.

Nga ana tjetër policia dyshon se shtetasi K.S është vrasës me pagesë ndërsa ende nuk është arritur të zbulohen porositësit dhe motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia. Momentalisht pista e vetme mbetet e kaluara e tij në Itali ku vite më parë është dënuar me 4 vite burg për disa vepra penale, citon balkanweb.

loading...